
TIRANË- Pas atij për Ukrainën, Tirana do të presë sot një tjetër samit. Bëhet fjalë për samitin e BE-Ballkani Perëndimor , i cili në fokus do të ketë zbatimin e Planit të Rritjes Ekonomike, si edhe rrugëtimin e vendeve të rajonit në Bashkimin Europian.
Në samit do të jetë i pranishëm Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, si edhe liderët e Ballkanit Perëndimor. Kosova do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, i cili nuk do të marrë pjesë fizikisht, por virtualisht, për shkak të angazhimeve. Të pranishëm do të jenë gjithashtu presidenti Aleksandër Vuçiç si dhe për herë të parë në postin si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri.
Lisa e Pjesëmarrësve
1-Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë
2-Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë
3-Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi
4-Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës
5-Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut
6-Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin
7-Majlinda Bregu – Sekretare e Përgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal
8-Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s
9-Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin
10-Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor
11-Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore
12-Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin
13-Maja Pishkeviq – Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor
14-Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)
15-Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës
16-Ines Muçostafa – Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë
17-Andi Dobrushi – Drejtor Ekzekutiv i OSFA
AXHENDA
09:30 Mbërritja e liderëve
09:45 Fjala hapëse, Rama dhe Varhelyi
10:45 Foto familjare
12:00 Firmosja e marrëveshjes
12:30 Konferencë për shtyp, Rama dhe Varhelyi