
TIRANË- Pas punës 4 mujore hetimore në Komisionin Parlamentar për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, Kuvendi ka miratuar në seancën e fundit të kësaj legjislature vetëm raportin e mazhorancës. Palët nuk gjetën dakordësinë për të dalë me një raport, ndërsa ai i PS u miratua me 76 vota pro dhe 3 kundër u miratua në Kuvend.
Kryetari i Komisionit, Ervin Salianji paralajmëroi se do t’i çojë në SPAK, duke thënë se duhet zbuluar kush është ai që i bën emërimet e paligjshme në strukturën e Policisë së Shtetit. Për deputetin e PD, hetimi parlamentar duhej të ishte zgjatur edhe me dy muaj të tjerë.
'Dy raportet kanë verifikuar, emërimet e paligjshme të drejtuesve të lartë policisë, ndërhyrjet në sistemin TIMS, vjedhjen e tw dhënave të TIMS, manipulimin e të dhënave, dhënien e të dhënave grupeve kriminale, mbrojtjen e paligjshme që bën PS për tim, aksesin e paautorizuar të njerëzve që s’kanë punë me TIMS. Njerëz në byrektore aksesojnë TIMS,. Për çfarë persona të caktuar fshihen nga TIMS. Pavarësisht se futen emrat, është sikur nuk ka ekzistuar. Do ta çojmë në SPAK për ta hetuar, kush është ky njeri që ka fuqi të bëjë baske dy ministra të brendshëm, drejtuesit e lartë, që të bëjnë emërime të paligjshme, të bëjnë ca i do qefji. Dini gjë kush e ka këtë fuqi? Prandaj duhej hetimi edhe dy muaj të tjera", tha Salianji.