Politikë

'Territorialj'/ Rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit, Balla: Ka një rregull!

Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit të PS, Taulant Balla u shpreh se maxhoranca e konsideron të mbyllur diskutimin mbi këtë reformën dhe se tashmë do të kalohet në fazën e propozimeve.

zh.ll
'Territorialj'/ Rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e
taulant balla

TIRANË- Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për zgjatjen me tre muaj të afatit të punës së Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale. 

Deputetët e mazhorancës e rrëzuan proppozimin me 82 vota kundër zgjatjen e komisionit parlamentar për reformën territoriale. Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit të PS, Taulant Balla u shpreh se maxhoranca e konsideron të mbyllur diskutimin mbi këtë reformën dhe se tashmë do të kalohet në fazën e propozimeve.

“Nuk është faji i shumicës që PD Kuvendin e konsideron si shkollë nate. Kjo çështje, për reformën territoriale, është ezauruar në një seancë të kaluar. E quaj të mbyllur diskutimin. Jemi në fazën që cdo grup mund të sjellë diskutime, raportet janë aty më vjen mirë është bërë një punë e mirë, falenderoj bashkëkryetarë, por cdo gjë ka një afat. Pas raportit të gjetjeve nis procesi propozimeve dhe shumë shpejt do e kemi draftin. Ka një rregull të shkruar që Kuvendi mbyll punimet në fund të korrikut.” u shpreh Balla.

Partia Demokratike depozitoi sot zyrtarisht kërkesën për zgjatjen me 3 muaj të mandatit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, por kërkesa është kundërshtuar nga mazhoranca në Kuvend.

Kërkesa e firmosur nga bashkëkryetari i këtij komisioni, Luçiano Boçi, bazohet në argumentin se objektivat kryesore të projektkalendarit nuk janë realizuar ende dhe se vendimmarrja nuk mund të përmbyllet pa garantuar, sipas tij, një proces të plotë konsultativ dhe pa marrë një opinion zyrtar nga Këshilli i Evropës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB