Politikë

Tensionet/ Opozita u mori karriget, socialistët gjejnë zgjidhje!

Maxhoranca ka gjetur një "zgjidhje". Teksa qëndronin në këmbë, nisin që të merrnin karriget nga llozhat e sallës dhe të uleshin tek to.

k.m.
Tensionet/ Opozita u mori karriget, socialistët gjejnë zgjidhje!
Pamje nga Kuvendi

TIRANË- Opozita u ka marrë të gjitha ulëset duke i mbledhur në Foltoren e Kuvendit. Por edhe maxhoranca ka gjetur një "zgjidhje". Teksa qëndronin në këmbë, nisin që të merrnin karriget nga llozhat e sallës dhe të uleshin tek to. Megjithatë teksa ndodhte i gjithë procesi, nuk munguan edhe batutat mes tyre, sidomos mes socialistit Erion Braçe dhe deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa. 

BISEDA MES DEPUTETËVE NË SALLË:

Berisha: Ina filmoje pak filmoje, filmoje se do i telefonojë Ramës me Enchrochat. Filmoi pak...

Ina Zhupa: Nuk rrinë dot pa karrige. Transport karrigesh. Erioni bën punën e përgjuesit tim. Është deputeti fake-opozitë. PS transport karrigesh. O Erion të dal edhe unë tek videoja jote.

Braçe: Po dole pra 3 herë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB