
HIMARË- Nesër në Himarë do të zhvillohen zgjedhjet e parakoshme për jryetarin e ri të Bashkisë. Kandidati i Partisë Socialiste Vangjel Tavo dhe Kandidati opozitar nga kolacioni 'Bashkë Fitojmë', Petro Gjikuria janë në garë për postin e kryebashkiakut. Të dy kandidatët i përkasin minoritetit grek dhe përballen pasi një tjetër minoritar grek Fredi Beleri edhe pse fitoi zgjedhjet nuk u bë kryetar i bashkisë së Himarës për shkak se u arrestua për vjedhje votash pak ditë para zgjedhjeve të majit. Tashmë, Beleri do të ndjekë nga qelia e tij zhvillimet, duke bërë "tifo" për Gjikurinë, i cili është zotuar se nëse fiton do të zbatojë programin e të dënuarit. Ndërkohë që për të mbështetur kandidatët e tyre, "ndihmë" ka shkuar edhe nga Tirana. Në mbyllje të fushtës zgjedhore, pranë kandidatit të Partisë Socialiste, Vangjel Tavo u shfaq kryeministri Edi Rama dhe i dërguari politik, Blendi Klosi.
Si u caktua data e zgjedhjeve?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të premten e 12 Korrikut që ti hiqte përfundimisht mandatin e kryebashkiakut të Himarës Fredi Belerit. Vendimi u dha dhe në prani të këtij të fundit, i cili u shoqërua në ambientet e KQZ me policë. Pas vendimit të marrë nga KQZ, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht si ditën ku do të mbahen zgjedhjet e reja. Pas negociatave mes PBDNJ dhe Partisë Demokratike u ra dakord që opozita të garojë për Bashkinë Himarë me emrin e biznesmenit shqiptaro-amerikan, Petro Gjikuria. Ndërsa PS zgjodhi ish-Prefektin e Vlorës, Vangjel Tavo.
Por konflikti kishte nisur prej muajsh! Beleri u arrestua më 12 maj (dhe më pas u dënua) për blerje votash duke u kthyer në epiqendrën e një konflikti politik por edhe diplomatik. Greqai kërkonteë që ai të nxirrej nga burgu vetëm për t'u betuar, në të kundërt do të pengonin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, me pretendimin se nuk po respektohej e drejta e minoriteteve. Si përgjigje, kryeministri Edi Rama tha se do të fliste gjykata dhe se vetë nuk e komentonte çështjen Beleri. Në të njëjtën ditë që Beleri u arrestua, Rama zhvilloi një takim me shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili u injorua nga homologu Kyriakos Mitsotakis, i cili as nuk e priti për takim. Kështu ndërkohë që kishte përplasje diplomatike, detyrën si kryebashkiak e vazhdonte Jorgo Goro, i cili po ashtu u dënua më 23 mars. Në këto kushte, me dy kryetarë në burg, Bashkia e Himarës u drejtua fillimisht nga nënkryetarja Blerina Bala, e cila më pas u dorëhoq dhe aktualisht Bashkia drejtohet nga Arqile Bollano. Por edhe Beleri nuk ka dalë "pa gjë" nga e gjithë kjo përplasje. Partia e Mitsotakis, "Neodemokracia" e futi Belerin në listën e kandidatëve për eurodeputet në Parlamentin Europian, post të cilin e fitoi. Pak javë më parë iu dha leje që të shkonte dhe të bënte betimin, duke i 'fshirë' përgjithmonë ëndrrën për të drejtuar Himarën. /ZËRI