Politikë

Tavo fiton Himarë, vjen reagimi i PARË nga PD, Berisha: Grabitje! Me Ramën s'ka zgjedhje

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se në zgjedhje ishte mobilizuar në shkelje të ligjeve i gjithë potenciali i shtetit.

k.m.
Tavo fiton Himarë, vjen reagimi i PARË nga PD, Berisha: Grabitje! Me
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas përfundimit të zgjedhjeve në Himarë që sollën fitoren e kandidatit të Partisë Socialiste, Vangjel Tavon. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se në zgjedhje ishte mobilizuar në shkelje të ligjeve i gjithë potenciali i shtetit. Ndaj edhe opozita nuk mundi dot të fitonte edhe njëherë Bashkinë e Himarës.

Sali BerishaGrabitja e radhës! Të dashur miq, Edivin Gjipea pasi rrëmbeu me dhunë terror burgim politik mandatin e Fredi Belerit në Himarë kreu dje grabitjen e tyre të mandatit me kukullën e tij Vangjel Tavo. Ai në këtë grabitje mobilizoi në shkelje të ligjeve dhe kushtetutës të gjithë potencialin e shtetit kriminal elektoral dhe institucionet e tij, ju mohoi të drejtëm kushtetuese të votes 6153 qytetarëve të Himarës me motivin e skadimit të afatit të kartave të identitetit ndërkohë që në maj të vitit 2023 me vendim të veçantë i kishte lejuar të votonin. Me qëllim grabitjen e mandatit, Edvin Gjipea solli në listat e votimit në Himarë 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshoi qendrat e votimit. Të gjitha këto ndërhyrje të shtetit kriminal elektoral, manipulime me listat e zgjedhësve dhe përjashtimi i 6153 qytetarëve nga votimi dëshmojnë se mandati i Tavos qendron mbi krimin monstruoz elektoral. Me Edi Ramen nuk ka zgjedhje. O sot o kurrë!

Vangjel Tavo fitoi me një diferencë me 1477 votash kundrejt kandidatit rival të koalicionit "Bashkë Fitojmë' në opozitë, Petro Gjikuria. Gjithsej, kandidati socialist numëroi në emrin e tij 5022 vota, pra 58.62%, ndërkohë Petro Gjikuria ka marrë 3545 vota, 41.38%./ZËRI

Poll

MOS HUMB