TIRANË- Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të mbahet ditën e premte në 27 janar. Mbledhja e komisionit pritet të nis në orën 10:00.
Në rend të ditës është rifillimi i punimeve të Komisionit, shqyrtimi i plan veprimit dhe shqyrtimi i kalendarit të punimeve.
Kujtojmë se mbledhja e parë u shty, për shkak të debateve me opozitën. Deputetët e PD nuk lejuan mbajtjen e mbledhjes së parë të Komisionit të Reformës Zgjedhore duke zaptuar sallën ku do të zhvillohej takimi./ZËRI
Poll