Politikë

Takimi i liderëve të Ballkanit në NATO, Rama: Të procedohet sa më shpejt me bazën në Porto Romano

Kërkesën e tij, Rama e bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe liderët e tjerë të rajonit, të cilët gjithashtu janë pjesë e rajonit.

k.m.
Takimi i liderëve të Ballkanit në NATO, Rama: Të procedohet
Edi Rama

SHKUP- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sjellë në vëmendje kërkesën për bashkëfinancimin e bazës së re detare të NATO-s në Porto Romano. Kërkesën e tij, Rama e bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe liderët e tjerë të rajonit, të cilët gjithashtu janë pjesë e rajonit.

"Baza, jo thjesht për Shqipërinë as për rajonin por për vetë NATO-n që do fitojë një tjetër akses të shpejtë në këtë anë të Evropës për çdo rast të mbrojtjes së nevojshme,”-tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij. ndërsa gjithashtu foli edhe për çështjen e Kosovës. Sulmin në Banjskë, ku humbi jetën një efektiv i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, Rama e cilësoi si një parlaajmërim. Ndaj edhe kërkoi shtimin e trupave të NATO-s por edhe përshpejtimin e integrimit të Kosovës në union.

"Jemi të bindur që integrimi i Kosovës të përshpejtohet në NATO. Presidenti i Kroacisë i ka bërë jehonë këtij opinioni. Ndaj bindjen absolute që Kosova të pengohet në këtë proces. Duhet që të jemi të vëmendshëm por edhe të angazhuar. Hezitimi për ta njohur Kosovën janë jehonë e një të shkuare që kërkon shumë më tepër unitet dhe vështrim strategjik."

Nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka pranuar se situata në Ballkanin Perëndimor është e brishtë, mbi të gjitha në Bosnjë dhe Hercegovinë, si edhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

PJESË NGA FJALA E RAMËS: 

Edi Rama: Falenderoj për mundësimin e këtij takimi që është i pari i këtij lloji në përfundim të turit të sekretarit të përgjithshëm në rajonin tonë. Sekretari i Përgjithshëm e priti me interes propozimin për të ndërtuar një format të një Samiti të NATO-s me Ballkanin Perëndimor, ku të jenë të pranishëm jo vetëm anëtarët e NATO-s në këtë rajon por edhe vëndet partnere dhe të tjerat të Ballkanit Perëndimor dhe pjesa tjetër e vendeve anëtare që janë në kufi me rajonin dhe që kanë një interes të drejtpërdrejtë. Nga ana tjetër dëshiroj që të theksoj se jam i keqardhur se pavarësisht thirrejeve për të shtuar vëmendjen dhe trupat, të cilat duhet të garantojnë stabilitet dhe paprekshmëri të Kosovës, ka ndodhur një ngjarje tragjike, e cila duhet konsideruar një paralajmërim dhe jo një ngjarje sporadike. Duhet me çdo kusht të mos përsërititet. E theksova edhe sot domosdoshmërinë e rritjes së numrit të forcave të NATO-s në Kosovë dhe domosdoshmërinë mes Kosovës dhe Serbisë që është jashtë kontrollit. është në shërbim të aktiviteteve ilegale të trafikut të armëve dhe të drogës, që më pas ngatërrohen dhe shkaktojnë devijime të rënda siç ishte ai në Banjskë, ku humbi jetën në krye të detyrës një punësonjë i Republikës së Kosovës dhe doli në pahg rrezikshmëria e lartë për destabilizim. Ka vetëm një vend për t'u trajtuar, tryezën e Bashkimit Europian. Dua të theksoj edhe kërkesën, që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar bazën e NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt. Ne besojmë që çdo gjë që ndodh hap pas hapi e përforcon vlerës strategjike, jo për Shqipërinë, as jo për rajonin tonë, por edhe për NATO-n. 

Situata në Veriun e kosovës e riktheu edhe njëherë çështjen e sigurisë si një zgjidhje konkrete për këtë? A do të kërkojë Shqipëria nga vendet e tjera anëtare të NATO mbështetjen e rrugëtimit të Kosovës edhe pse Spanja dhe Hungaria janë skeptike?

Edi Rama: Për pyetjen e parë besoj se e dhashë informacionin lidhur me qëndrimin tonë që NATO të jetë e pranishme në Kosovë dhe e angazhuar me më shumë trupa për të siguruar kufirin mes Serbisë dhe Kosovës që është burim i shumë të këqijave prej të cilave penetrojnë edhe forca që synojnë të destabilizojnë Kosovën. Nga ana tjetër është e padiskutueshme. E vetmja rrugë për të trajtuar të gjitha problemet është rruga e dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Në këtë pikë, jo vetëm të gjithë jemi dakord por kemi edhe siç e dëgjuat një dëshirë të përbashkët që formati i ardhshëm i këtij takimi të parë të zhvillohet me praninë e vendeve të tjera të Ballkanit që nuk janë anëtare të NATO-s por që kanë marrëveshje të niveleve të ndryshme të parneritetit. Forcimi i paqes është objektiv strategjik i të gjithëve. Tani nuk kemi vetëm një...luftë në dyert e Europës në Ukrainë, por edhe në vijmin e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. Prandaj ne të gjithë duhet të bëjmë gjithë çfarë është e mundur që të mos bëjmë asnjë hap, asnjëherë nuk kemi qenë më mirë sesa sot. Por nesër duhet që të jemi shumë më mirë sesa sot. Për pyetjen e dytë ne jemi të bindur që integrimi të përshpejtohet në NATO. Presidenti i Kroacisë i ka bërë jehonë këtij opinioni. Ndaj bindjen absolute që Kosova të pengohet në këtë proces. Duhet që të jemi të vëmendshëm por edhe të angazhuar. Hezitimi për ta njohur Kosovën janë jehonë e një të shkuare që kërkon shumë më tepër unitet dhe vështrim strategjik./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB