
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me shtabin elektoral në Elbasan, ka bërë batuta me deputetin demokrat, Dashnor Sula, i cili mbeti jashtë listave të kandidatëve për deputet. Rama tha se Sulën, ndryshe nga të tjerët e ka përcaktuar si një “specie që nuk ka lidhje më kënetën”.
“Dash Sulën si e kemi? Ia nxora Dashit, se e përcaktova si një specie që nuk ka lidhje me kënetën edhe e hodhi këneta jashtë. Një gjë e tha bukur ama, Gjel deti jam, por jam gjel deti që shtyp. Kështu që, zoti i shtoftë inatin tani”, tha Rama.
Më tej, Rama gjatë fjalës së tij, tregoi edhe rreth bisedës që zhvilloi me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së në Vlorë, të cilët tha se janë bashkuar me PS.
“Më të bukur ma tha një nga ata çunat aty te FRPD-së së Vlorë, të gjitha ata, më kryesorët, erdhën te ne. Tha ne nuk kemi rrugë tjetër, do bashkohemi në këtë fazë. Tha i vetmi stres që kemi është si do ta menaxhojmë fitoren, tha ne nuk jemi mësuar me fitu. Ne dimë vetëm të menaxhojmë humbjen”, u shpreh kryeministri./ZËRI