
TIRANË- Ish-drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Eduard Ahmeti ka shkuar sot për të dhënë dëshminë e tij para Komisionit Hetimor për koncensionet në Shëndetësi. Por dëshmia e tij sot ka përfunduar shumë shpejt për shkak se kërkoi më shumë kohë që të bënte edhe ai përgatitjen e tij për t'u marrë në pyetje. Gjatë fjalës së tij, Ahmeti tha se ishte njoftuar vetëm dje pasdite se do të merrej në pyetje dhe nuk kishte kohë për të grumbulluar dokumentacionet për të cilat do të merrej në pyetje.
"Unë njoftimin për pjesëmarrjen në seancë e kam marrë dje rreth drekës dhe e vetmja gjë që kam bërë është që kam klikuar në internet për çfarë kam mundur të gjej. Dhe ndaj nuk kam një...sinqerisht ju them që nuk jam në dijeni për problematikat që po ngrihen nga ana juaj,"-tha në fjalën e tij Ahmeti./ZËRI