Politikë

Socialistët nuk pranojnë të “dorëzojnë” Xhaçkën, Bardhi: SPAK të nisë hetimet për Ramën dhe Çuçin

Bardhi deklaroi se SPAK duhet të marrë masa për Ramën dhe Çuçin, ndërsa kërkoi drejtësi të njëjtë

E.K
Socialistët nuk pranojnë të “dorëzojnë”
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar mbi deklaratat e Bledi Çuçit, që socialistët nuk do të imponohen nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Olta Xhaçkën. Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Çuçi tha se moszbatimi i Gjykatës Kushtetuese është një vepër penale dhe prandaj i kërkon SPAK që të marrë masa për kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit të PS-së, Bledi Çuçi.

‘E çon vendin në kushtet e mosbindjes civile, nëse secili prej nesh e lë në gjykimin e tij nëse do të zbatohet një vendim Gjykate, këtu ka rënë shteti demokratik. Sot kryetari i PD mbahet prej më shumë se prej 200 ditësh në arrest se pretendohet se nuk ka zbatuar një vendim gjykate, ndërkohë Rama për t’i ardhur në mbrojtje një shoqeje apo shoku, jo vetëm nuk kanë pasoja të ngjashme, por ia thonë opinionit publik si diçka të normale.

Prokuroria e posaçme të marrë masa, mos zbatimi i një vendimi të gjykatës Kushtetuese është vepër penale, kjo vepër penale është konsumuar nga përfaqësuesit më të lartë të mazhorancës dhe pres që të ndiqet i njëjti standard, nuk mund të ketë një drejtësi ndryshe për Berishën, dhe një tjetër për Edi Ramën dhe Bledi Cuçin’, tha Gazment Bardhi.

Reagimi erdhi pasi sot Çuçi njoftoi se socialistët nuk do çojnë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçës. Kreu i grupit parlamentar në PS tha se për rastin duhet të merret mendim nga Komisioni i Venecias, ndërsa shtoi se deputetët nuk janë të detyruar që t’i biden urdhrit të dhënë nga Kushtetuesja./ZËRI 

Poll

MOS HUMB