
Foto Ilustruese
SHKODËR- Numërimi i votave ka nisur edhe në Shkodër. Mësohet se forcë e parë në Shkodër është koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore që deri më tani ka marrë 44.4% të votave të numëruara. E dyta renditet Partia Socialiste me 20% të votave. Numërimi ka nisur thuajse në të gjithë vendin. Deri më tani është mbyllur procesi vetëm në Putec ku kryeson Partia Socialiste. Në Tiranë ka surprizuar "Lëvizja Bashkë", e cila deri më tani është renditur forcë e tretë.
Poll