Politikë

Samiti/ Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale

Kjo marrëveshje vjen një vit pasi Shqipëria dhe BE firmosën për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.

F.m
Samiti/ Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e kualifikimeve
Momenti i firmosjes

TIRANË- Sot u nënshkrua marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve, farmacistëve dhe mamive në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore, (CEFTA).

Firmat u hodhën gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të mbajtjes së Samitit të Berlinit në Tiranë. Kjo marrëveshje vjen një vit pasi Shqipëria dhe BE firmosën për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve.

Në Tiranë, u mbajt sot Samiti i Procesit të Berlinit, ku të pranishëm ishin liderë të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Vuçiç nuk ishte i pranishëm, ndërsa Serbia përfaqësohej nga kryeministrja Anna Brnabiç./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB