Politikë

Saimir Korreshi ndez flakadan në Kuvend, Nikolla e përjashton

Nga transmetimi "live" në rrjetet sociale të kryedemokratit Sali Berisha, duket Korreshi që ndez flakadanin, që kësaj herë është në ngjyrë të bardhë, ndryshe nga bluja e kolegut të tij, Ervin Salianji në seancën e fundit. 

k.m.
Saimir Korreshi ndez flakadan në Kuvend, Nikolla e përjashton
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka ndezur flakadan në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë duke shkaktuar trazira. Nga transmetimi "live" në rrjetet sociale të kryedemokratit Sali Berisha, duket Korreshi që ndez flakadanin, që kësaj herë është në ngjyrë të bardhë, ndryshe nga bluja e kolegut të tij, Ervin Salianji në seancën e fundit. 

Menjëherë pasi Korreshi ka ndezur flakadanin, kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka lajmëruar përjashtimin e tij nga seanca e sotme, lajm që deputeti demokrat e ka pritur me të qeshura. Madje Nikolla ka kërkuar edhe ndihmën e Gardës së Republikës për ta nxjerrë jashtë deputetin. Megjithatë deri më tani nuk kanë ndërhyrë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB