
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar me drejtuesit politikë të qarqeve, që u zgjodhën pak ditë më parë në radhët e Partisë Demokratike. Sipas Ramës, menjëherë sapo ka parë listat me emrat drejtues në fushatën e PD-së, i ka ikur dëshira për betejë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Rama: Besoj e patë ekipin që ata nxorën para pak ditësh, dhe besoj si unë iu iku dëshira për betejë. Fund e krye humbësa kronikë, të njëjtët që e nxorën fitues shumë e shumë herë Lulin e shkretë, dhe tani do e vulosin fitoren nga penxherja. Dhe pastaj thonë që nuk fitohen zgjedhjet me diktaturën e Edi Ramës.
Pa asnjë shaka, PS ngjan shumë me Partizanin e asaj epoke në basketboll, ambicia jonë për të përmirësuar rezultatin, me ripërtëritjen e PS në janë kthyer në fitore, që do të jenë dhe më domethënëse në vazhdim. Fitorja i takon atij që bën gjithçka për ta marrë. Ne jemi përpjekur që të bëjmë gati gjithmonë PS-në që na duhet për fitoren e madhe. Më të madhe se eksperiencën ne sot kemi nevojë për forcën për të ndryshuar skuadrën që do të bëjmë gati për fitoren e mandatit të katërt.