Politikë

REPLIKAT/ Rama 'kthen' në bretkosë kryetaren e degës së PD-së, Garo: Ke frikë nga gratë e forta. Kokalari: Grimci desh theri Vokshin për postin  

E para që ka reaguar ka qenë Floriana Garo, e cila kërkon që të ndalet kjo fushatë bulliste dhe të mos denigrohen fytyrat e njerëzve. Grimcin, Garo, e konsideron një demokrate që përfaqëson më së miri aspiratat e Njësisë 9 për ndryshim. 

F.m
REPLIKAT/ Rama 'kthen' në bretkosë kryetaren e degës
Evi Kokalari, Edi Rama, Floriana Garo

TIRANË- Postimi i një videoje tallëse nga ana e kryeministrit Edi Rama ka hapur debat. Dy ditë më parë, kreu i qeverisë postoi një video nga takimi i demokratëve në njësinë nr.9, në të cilën kryedemokratin Sali Berisha e paraqiti si buf, ndërsa kryetaren e njësisë, Eda Grimcin, si një bretkosë.

E para që ka reaguar ka qenë Floriana Garo, e cila kërkon që të ndalet kjo fushatë bulliste dhe të mos denigrohen fytyrat e njerëzve. Grimcin, Garo, e konsideron një demokrate që përfaqëson më së miri aspiratat e Njësisë 9 për ndryshim. 

Replikave u është bashkuar edhe Evi Kokalari, e cila e konsideron një hipokrizi deklaratën e Garos. Kokalari flet për një përleshje mes Grimcin dhe Albana Vokshit për postin e kryetarit të degës nr.9 të Partisë Demokratike. Sipas saj, Grimci është një agresive e zbritur nga Veriu që çdo gjë e bën me dhunë dhe të shara.

REPLIKAT/ Rama 'kthen' në bretkosë kryetaren e degës
Eda Grimci, kryetarja e degës nr.9 të Partisë Demokratike

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

REPLIKAT/ Rama 'kthen' në bretkosë kryetaren e degës
Postimi i kryeministrit Rama

Postimi i Floriana Garos:

Dje ishte radha e një tjetër gruaje që të bëhej objekt i një sulmi verbal, agresiv dhe të ulët nga një kryeministër që, në vend të udhëheqë me dinjitet, zgjedh të fyejë dhe të poshtërojë. Sulmi i Edi Ramës ndaj kryetares së degës 9 të Partisë Demokratike, znj. Eda Grimci, nuk është thjesht një devijim etik. Është një pasqyrë e qartë e një modeli politik të dështuar, që përpiqet të mbijetojë përmes përçarjes, frikës dhe nënçmimit, veçanërisht ndaj grave që guxojnë të jenë aktive në jetën publike. Eda Grimci është një grua e zonja, një nënë, një qytetare e ndershme, dhe një demokrate që përfaqëson më së miri aspiratat e Njësisë 9 për ndryshim. Sulmi ndaj saj është sulm ndaj çdo gruaje që ka vendosur të mos heshtë më përballë padrejtësisë dhe arrogancës së pushtetit. U bëj thirrje qytetarëve të refuzojnë këtë politikë përçarëse bullizimi. Mjaft më me patronazhizmin dhe talljet. Mjaft më me një kryeministër që ka frikë nga gratë e zonja, të forta dhe me integritet. Edi Rama, fundi i këtij regjimi nuk po vjen nga burrat që i sulmon ditë për ditë, por nga gratë që nuk do të mund t’i ndalosh dot më.

Postimi i Evi Kokalarit:

Floriana Garo, te thuash qe Eda Grimci eshte 'grua zonje' eshte hipokrizia me e thelle qe mund te ndeshes ndonjehere. Eda Grimci e morri ate pozicion si kryetare dege se desh therri Nexhmijen (Vokshin them) dhe beri deme fizike deges gjate dites se votimeve. Nese jam gabim, te na sqaroj paria! Une se di cfare tha Rama per kete te frikshmen, dhe as me intereson, por nga ekseperienca personale them qe e ka merituar. Dhe ti biesh Rames per sulm grash ne politike eshte serisht hipokrizi, sepse 90% te ministrave i ka gra. Ne fakt shume emra qe Rama ka punesuar ne 12 vjecarin e fundit, kane qene individ qe njiheshin ne Tirane si pjese intelektuale e qytetit. Grimci eshte nje agresive e zbritur nga veriu qe cdo gje e ben me dhune dhe te shara. Pra, ka shume diference midis grave qe mban afer Berisha dhe atyre qe mban Rama. Kjo s'ma ngre simpatine fare per Ramen, por dhe frike te them te verteten s'kam nga askush keshtu qe do flas hapur sic i shikoj problematikat. Kam qene vet viktim e agresivitetit te Grimcit, keshtu qe e dashur Floriana, turpi bie mbi PD e rithemelimit qe duhet te ishte konservatore dhe te sillte gra me klas rreth vetes. Ka nje arsye pse mbajne afer kete llum. As nuk po i hyj monstrave si zonja Keshtjella!!!

Poll

MOS HUMB