Politikë

‘Reformën Zgjedhore e bëjmë dhe pa opozitën’, Bardhi-Ramës: Anti-demokratike

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi theksoi se Rama nuk ka asnjë interes të bëjë reformë, që iu intereson qytetarëve shqiptarë.

D.XH
‘Reformën Zgjedhore e bëjmë dhe pa opozitën’,
Gazment Bardhi dhe Edi Rama

TIRANË – Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, se Reforma Zgjedhore mund të bëhet edhe pa ndihmën e opozitës së vendit.

Bardhi thekson se deklaratat e Ramës dëshmojnë ‘mendësinë tepër të rrezikshme antidemokratike që ka kryeministri shqiptar, që kërkon të mbajë pushtetin me të gjitha mjetet’. Sipas Bardhit, beteja e opozitës në parlament është e drejtë dhe se Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale.

REAGIMI I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMNETAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Edi Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i sherben qytetarëve shqiptareve. Pohimi në publik se po djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos u japë shqiptarëve një reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që garanton standartet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tregon edhe njëherë mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka Kryeministri i Shqipërisë për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike. Deklaratat e sotme të Edi Ramës provojnë edhe njeherë sesa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend. Shipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe që krijon kushtet e barabarta të garës reale për çdo palë politike në zgjedhje.

Kryeministri Edi Rama, duke folur nga Shëngjini, pas një mbledhjeje 2-ditore të qeverisë në Lezhë tha se Reforma Zgjedhore mund të bëhet edhe pa ndihmën e opozitës. Rama u shpreh se jo të gjitha parlamentet e vendeve të rajonit kanë konsensus 100 përqind për Reformën Zgjedhore./ZËRI/

Poll

MOS HUMB