Politikë

Reforma Zgjedhore një 'hap para' finalizimit! Ekspertët e ODIHR më 13-14 mars në Tiranë

Gjatë fjalës në komision bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri tha se ka rënë dakord me Enkelejd Alibeajn që në tavolinë me ekspertët e ODIHR të jenë ekspertët e PD dhe ekspertë të Kuvendit.

E.K
Reforma Zgjedhore një 'hap para' finalizimit! Ekspertët e
Komisioni për Reformën Zgjedhore

TIRANË- Pas zhvillimit të mbledhjeve online për shkak të bllokimit të opozitës, Komisioni i Reformës Zgjedhore këtë të enjte ka kaluar në një fazë tjetër të punës. Kështu, nga diskutimet në komision me grupet i interesit, me ndihmë dhe të ODIHR ekspertët do të kalojnë në propozimin e drafteve. Kështu javën që vjen, 13 dhe 14 mars ekspertët e OSBE-ODHIR do të zbarkojnë në Tiranë për të biseduar me ekspertët shqiptar për produktin final. Gjatë fjalës në komision bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri tha se ka rënë dakord me Enkelejd Alibeajn që në tavolinë me ekspertët e ODIHR të jenë ekspertët e PD dhe ekspertë të Kuvendit. Pra që tavolina e diskutimit të jenë në nivel ekspertësh dhe jo me përfaqësim politik.

Damian Gjiknuri: Qëllimi kësaj mbledhjeje është njoftimi i disa hapave që ne i kemi diskutuar dhe me bashkëkryetarin dhe mbështetjen e ODIHR. Ka ecur koha dhe jemi drejt përfundimit të afateve, me qëllim për të intensifikuar punën kemi dakortësuar një metodologji pune me ekspertët që së bashku me ekspertët e ODHR të punojnë për çështje për të cilat mund të jenë të ndara. Na është kërkuar nga ODIHR që ata të sjellin një ekip ekspertësh javën tjetër që të punojnë me ekspertët e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe kur palët të paraqesin opsionet e tyre, mund të jenë drafte ose opsione zgjidhjeje.

Enkelejd Alibeaj: Kofirmoj paktin dhe dua të falenderoj përfaqësuesit e ODIHR që me bujarinë më të madhe u ofruan të sjellin një grup ekspertësh. Një nga komponentët më të rëndësishëm janë asdresimi i rekomandimeve të ODIHR dhe ku ka më mirë se ekspertiza e atyre që i kanë artikular këto rekomandime do të ishin të arsyeshme.

Damian Gjiknuri: Më shumë për të qenë konkretë, bëhet fjalë për dy ditë gati të plota, kjo është një workshop./ZËRI

Poll

MOS HUMB