
Edi Rama në Fier
FIER- Kreu i qeverisë mori pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur rreth një orë. Mësohet se kryeministri ka thënë se të gjithë socialistët që duan të kandidojnë për deputet do të jenë në lista të hapura.
“Gara është e hapur për të gjithë, luftoni vetë për mandatin e deputetit”, ka thënë Rama.
Në këtë mbledhje kryeministri ka kërkuar mbështetje për drejtuesen e qarkut Belinda Balluku dhe ka kërkuar nga strukturat të bëjnë maksimumin për të fituar mandat tjetër në qeverisjen e vendit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit./ZËRI
Poll