Politikë

Rama 'skaner' Qeverisë më 9 janar

Ministrat do të prezantojnë objektivat e arritura nga dikasteret që mbulojnë ndërsa do të prezantojnë përpara kreut të ekzekutivit dhe objektivat e këtij viti.

E.K
Rama 'skaner' Qeverisë më 9 janar
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë më datë 9 Janar kabinetin qeveritar, ku do t’i bëhet “skaner” punës së Qeverisë për vitin 2023 ndërsa do të diskutohen dhe objektivat e vitit 2024. Mësohet se mbledhja do të jetë me dyer të mbyllura. Ministrat do të prezantojnë objektivat e arritura nga dikasteret që mbulojnë ndërsa do të prezantojnë përpara kreut të ekzekutivit dhe objektivat e këtij viti.

Ndërkohë nuk ka zëra për ndryshime në qeveri. Për herë të fundit, Edi Rama ‘rifreskoi’ kabinetin në mbledhjen e asamblesë socialiste në muajin Shtator.

Ndërsa kabineti qeveritar është mbledhur për herë të fundit në formatin “retreat” në korrik të vitit të shkuar në një takim dy ditor në Tepelenë./ZËRI

Poll

MOS HUMB