Politikë

Rama prezanton paketën e “Paqes Fiskale”

Paketa do të bazohet në tre komponentë: tatimi i dakordësuar mbi fitimin, rishikimi i pasqyrave financiare ( 5 vitet e fundit) si edhe falja e detyrimeve tatimore dhe kamatvonesave.

F.I
Rama prezanton paketën e “Paqes Fiskale”
Edi Rama

ELBASAN-Kryeministri Edi Rama gjatë një takim me përfaqësues të biznesit në qytetin e Elbasanit, prezantoi iniciativën e re të qeverisë, të quajtur “Paqja Fiskale”. Rama u shpreh se kjo paketë synon të krijojë një qasje të re në marrëdhënien mes administratës tatimore dhe sektorit privat, duke ofruar zgjidhje për detyrimet e prapambetura.

"Në aspektin e administrimit kemi të meta, boshllëqe që janë tonat, po kemi edhe hapësirë të pashkelur për të rritur të ardhurat për shtetin. Por nga ana tjetër s’duam të synojmë rritjen e mëtejsahme të ardhurave duke ushtruar presion mbi sipërmarrjen dhe bërë më shumë dëm se mirë. Për këtë arsye kemi propozuar një plan, i njohur që nga Roma e Lashtë, Paqja Fiskale", u shpreh Rama.

Paketa do të bazohet në tre komponentë: tatimi i dakordësuar mbi fitimin, rishikimi i pasqyrave financiare ( 5 vitet e fundit) si edhe falja e detyrimeve tatimore dhe kamatvonesave.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj shpjegoi se si fllim, do të propozohet që çdo biznes për tre vjet, me të drejtë rishikimi të marrëveshjes çdo vit, të kenë një masë tatimi mbi fitimin në masën 15%. Nëse do të vendosë që do të deklarojë një fitim më të lartë se ai i dakordësuar me administratën tatimore, për fitimin shtesë, biznesi do të tatohet me 5%. 

Bizneset do të kenë të drejtën të rishikojnë deklaratat taimore për 5 vjet mbrapsht, me qëllim që të mbyllë historikun e të kaluarës dhe të ecë në të ardhmen i sigurt dhe në paqe. Së treti, propozohet që të fshihen detyrimet dhe kamatvonesat për bizneset në varësi se sa vite ka që operon biznesi./ZËRI

Poll

MOS HUMB