Politikë

Rama: Nesër publikohet drafti i Fjalorit të Madh shqip

Fjalori i ri përmban 120 mijë fjalë.

k.m.
Rama: Nesër publikohet drafti i Fjalorit të Madh shqip
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në Kuvendin Kombëtar të Gjuhës Shqipe. Në fjalën e tij gjatë Kuvendit, Rama lajmëroi se shumë shpejt do të publikohet edhe drafti i Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, i cili është përpiluar brenda 4 viteve punë dhe përmban 120 mijë fjalë. Me këto shifra, libri i ri është gati sa trefishi i fjalorit aktual.

“Nesër do prezantohet publikisht edhe drafti i këtij fjalori. Do hidhet në konsultim të gjerë publik dhe do merren opinionet dhe sugjerimet, vërejtjet, kontribute që me gjasë mund ta pasurojnë, por me siguri do ta konsolidojnë si produktet të përbashkëta të një rezistence të domosdoshme dhe një përpjekje që ne nuk e kemi të mundur të jemi në sulm se jemi nën agresionin e barbarisë dhe gjithfarë lloj injorantësh që gjejnë hapësirë falë botës së re të rrjeteve sociale,”-tha në fjalën e tij Rama.

Kuvendi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, organizuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, do të zhvillohet në dy ditë më 21 dhe 22 nëntor. Ky aktivitet gjithëpërfshirës është konceptuar si një hapësirë diskutimi për sfidat dhe mundësitë e gjuhës shqipe në epokën moderne, duke bashkuar figura të shquara nga qeveria, arsimi, gjuhësia, letërsia, kërkimi shkencor dhe komunikimi publik, si dhe të rinj, nxënës dhe gjimnazistë.

Rama theksoi se 22 Nëntori ose Dita e Alfabetit do jetë çdo vit festë kombëtare./ZËRI

Poll

MOS HUMB