Politikë

Rama: Në shtator rimarrim turin me diasporën në Gjermani, Britani edhe në SHBA

Rama u shpreh se turi i rienergjizimit me diasporën do vijojë në shtator në Londër dhe Dyseldorf.

f.t
Rama: Në shtator rimarrim turin me diasporën në Gjermani, Britani
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbledhur online Asamblenë Kombëtare me fokus riorganizimi i brendshëm dhe energjizimi i partisë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë njoftoi se takimet me emigrantët janë shtyrë në shtator. Rama u shpreh se turi i rienergjizimit me diasporën do vijojë në shtator në Londër dhe Dyseldorf, ndërsa paralajmëroi edhe një takim në SHBA.

Rama: Ka pasur një zhvillim pozitiv me organizimin e PS në emigracion. Kemi zhvilluar dy takimet e para të turit të dakordësuar për të takuar shqiptarët e Europës dhe jo vetëm. Dhe në Greqi dhe Itali takimi nuk ka qenë thjesht një qëllim në vetvete as thjesht një takim pa vazhdim por ka qenë edhe një trokitje në derën e shqiptarëve të Europës përtej mureve të sallës ku ka filluar një punë dmth për të rienergjizuar rrjetin e anëtarësisë dhe të simpatizantëve të PS. Turi do vazhdojë në shtator duke qenë për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Londër u bë një problem në vete marrja e sallës që kishim prenotuar më parë. Në një situatë zgjedhore është normale që të shmangnim një takim edhe pse nuk ka të bëjë me zgjedhjet është një takim politik. Po kështu duke qenë se parashikimi apo përgatitja për të bërë takimin tjetër të Dyseldorf në një moment  shumë afër me ndeshjen e kombëtares nuk donim të krijohej një ide e përzierjes së dy gjërave. Në shtator do rimarrim turin edhe do të zhvillojmë takimet e Gjermanisë dhe Britanisë dhe do përgatisim një takim në Shtetet e Bashkuara.

Poll

MOS HUMB