Politikë

Rama: Mekanizmat shtetërorë i lenë hapësirë korrupsionit, është modernizim

Rama u shpreh se ky proces nuk merret me ndëshikimin, por me adresimin e problematikës që kanë mekanizmat shtetërorë, të cilët me dobësitë që kanë i lenë hapësirë korrupsionit.

f.t
Rama: Mekanizmat shtetërorë i lenë hapësirë
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në mbledhjen e grupit të PS në ambjentet e Kuvendit. Rama e vendosi fokusin në Komisionin Antikorrupsion, i cili është bojkotuar nga opozita. Kreu i qeverisë hodhi poshtë akuzat se është një tentativë për të kapur reformën në drejtësi, ndërsa tha se vendi ka nevojë për një dallgë të re reformash. Ai tregoi se janë një sërë masash nga gjyqësorët tek mjedisi. 

Rama u shpreh se ky proces nuk merret me ndëshikimin, por me adresimin e problematikës që kanë mekanizmat shtetërorë, të cilët me dobësitë që kanë i lenë hapësirë korrupsionit.

Rama: Kryeministra të BE më kanë thënë ‘Uau’, Shqipëria vërtet po na surprizon, kjo është një arsye shumë domethënëse të inkurajomë për mundësitë që kemi. 777 prezantime kanë pasur të bëjmë me ku jemi, tjetër koordinimi se çfarë duhet të bëjmë. Plani i veprimit duhet të shtrihet në 3 drejtime për të gjithë. Mirëqeverisja nuk është thjesht çështje e qeverisë, është mirëqeverisja e gjyqësore, që këshillat e Prokurorisë dhe të KLGJ që janë qeveria e gjyqësori të mirëqeverisin gjyqësorin,. Sa jemi të sigurtë që këto këshilla mund ta disponojnë të gjithë kapacitetin dhe sa mund të lihet kjo vetëm në thjesht çfarë mund të bëjmë në ato këshilla, në rast se Kuvendi nuk ka një sy, syrin e sovranit. Por ka dhe mirëqeverisje e Avokatit të Popullit etj. Në të gjitha masat po ti lexoni në detaje ka një rekomandim që është horizontal që shkon nga Gjyqësori tek mjedisi është antikorrupsioni. Lufta kundër korrupsionit të modernizimi. Detyrat janë të ndara. Ndëshkimin e bën drejtësia. Parlamenti dhe qeveria nuk merren me ndëshkimin, por me adresimin e problematikës që kanë mekanizmat shtetërore që ti lënë hapësirë korrupsionit. Modernizmi është një proces që bëhet hap pas hapi që kërkon kompleksitet veprimesh dhe kushtesh por besimi ynë që jemi në mes të Europës dhe kemi BE që e ka të gjithë dijen e nevojshme ta transferojë tek vendet që duan të bëhen anëtar të vetë. Ka raste të vendeve që kanë dalë nga diktatura të ngjashme me tonat. Kanë aspiruar demokraci kemi vajtur bashkë ushtarët amerikanë dhe i kemi premtuar afganëve demokraci dhe prosperitet. Ku është Afganistani sot? Nuk kanë BE-më pranë, një burim aq të thellë njohjeje si funksionin shteti siç e ka BE dhe nuk ka proces integrimi. Ku do integrohej Afganistani me kë rreth e rrotull? Ne e kemi këtë bekim. Për herë të parë, po bëhen reforma reale shtet formuese, jo privatizo këtu jo privatizo atje. I kanë bërë të tërë, në Amerikë Latine. Po ku i kanë standardet? Nuk i kanë. Sepse nuk kanë BE-në. Shqipëria e ka pasur Be afër prej 30 vitesh, por nuk ka pasur forcën e nevojshme për të qenë kundërpalë. Sot e ka, është forca këtu. Po të mbyllësh sytë, merrni këdo tjetër vëreni në këtë pozitë është njësoj si të çoje në Kampionatin Europian U 13 dhe të luante me Spanjën Italinë dhe Kroacinë. Po bëj krahasimin me U13, por janë si shpirt, të talentuar. Po futeni me Spanjën dhe është njësoj. Nëse shohim gjithë diagnozën, aty shohim dhe një të vërtetë, shumë të vërteta, por edhe një të vërtetë shumë të madhe; shohim çfarë është bërë në Shqipëri gjithë këto vite kundër korrupsionit. Ashtu sikundër shohim se sa nevojë ka akoma për të bërë, për të garantuar një shtet i cili është edhe një mekanizëm i harmonizuar në tërësinë e institucioneve të veta, antikorrupsion, vetë shteti, në mënyrë që antikorrupsioni të jetë i shtrirë në të gjitha segmentet e funksionimit të shtetit, në mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe që subjektiviteti njerëzor të gjejë shumë më pak hapësirë për të ndërhyrë dhe për ta ofruar korrupsionin si alternativë, për ata që duan të marrin nga shteti shërbimin dhe të tjerat dhe këto nuk janë fjalë goje./ZËRI

Poll

MOS HUMB