Politikë

Rama mbledh në PS drejtuesit e qarqeve dhe Kryesinë

Mbledhja ka nisur në orën 08:30. Fokusi do të jetë tek analiza e punës së tyre në qarqet përkatëse.

E.K
Rama mbledh në PS drejtuesit e qarqeve dhe Kryesinë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të martë në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit e qarqeve në kuadër të rienergjizimit të PS. Mbledhja ka nisur në orën 08:30. Fokusi do të jetë tek analiza e punës së tyre në qarqet përkatëse. Ndërkohë raportohet se pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, Rama do të zhvillojë një takim me anëtarët e Kryesisë së PS.

Më herët, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, Rama u la porosi drejtuesve të qarqeve dhe deputetëve anëtarësimet e reja në parti. Lidhur me këtë selia rozë ka nisur një fushatë anëtarësimesh. Synohet që me këtë fushatë, Partisë Socialiste t'i shtohen 50 mijë anëtarë të rinj.

Prioriteti i dytë i shpallur nga Rama, në mbledhjen e asamblesë së 17 Marsit, është përfshirja në organizatat socialiste, të përfaqësuesve të të gjitha shtresave të shoqërisë, për të siguruar gjithëpërfshirje.

Më 12 maj e gjithë Partia Socialiste do të zgjedhë delegatët e kongresit që mbahet më 12 qershor, ndërsa tashmë ka nisur procesi për zgjedhjet e drejtuesve të organizatave socialiste në të gjithë vendin./ZËRI

Poll

MOS HUMB