
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, e ka nisur fjalën e tij, në konferencën e përbashkët me Giorgia Melonin, duke iu përgjigjur akuzave që janë bërë në mediat italiane për Shqpërinë.
“Buongiorno, flasim italisht sepse këtu jemi në territor italian. Mirësevini të gjithë. Më lejoni të shpreh kënaqësinë t’ju shoh këtu shëndosh e mirë, në këtë zonë që sipas një gazete italiane, është zemra dhe thelbi i kriminalitetit shqiptar, është vendi ku veprojnë klanet të cilat lidhen me trafikun e qenieve njerëzore. E kemi marrë seriozisht ketë zbulim shqetësues, meqënëse gazeta e të nesërmes thoshte që edhe Prokuroria po merret me zbulimin e këtyre planeve.
Sigurisht që në Shqipëri ka grupe kriminale, por nuk ka premisa për të folur për mafie shqiptare. Është rasti për të shprehur trishtim për gjysmë të vërtetat, që janë thënë në mediat italiane, për të sulmuar marrëveshjen mes dy vendeve. Duhet të turpërohen të gjithë ata, që e kanë shndërruar të drejtën për të kundërshtuar këtë marrëëveshje, në hedhje balte nga pushteti i katërt.
Ka qenë një lumë balte që është hedhur ndaj shqipërisë dhe shqiptarëve, kjo qeveri nuk ka pasur një ditë të vetme pushim për të luftuar me krimin. Më duhet tiu tregoj që disa metra më tej, jeton me shpenzimet tona një komunitet afganësh, njerëz që i janë larguar vdekjes, dhe që janë mirëpritur nga Shqipëria, mijëra njerëz që nga vende të NATO-s nuk janë pranuar”, u shpreh mes të tjerave Rama.
/ZËRI