Politikë

Protesta për Berishën, 700 policë rreth godinës së Kryesisë së Kuvendit

Policia ka rrethuar që prej mëngjesit godinën e Kryesisë së Kuvendit, ndërkohë që 700 efektivë janë në terren

E.K
Protesta për Berishën, 700 policë rreth godinës së
Pamje nga masat e policise

TIRANË- Rreth 700 efektivë policie janë angazhuar për protestën e sotme, që do të mbajnë mbështetës të Sali Berishës në hyrje të Kryesisë së Kuvendit, pak para se të nisë mbledhja e Këshillit të Mandateve.

Në mbledhje do të diskutohet kërkesa e SPAK për Kuvendin, që të autorizojë arrestimin e Berishës.

Punonjësit e policisë janë shpërndarë në të gjithë perimetrin e godinës, ku gjatë ditës së sotme do të jenë të pranishëm edhe prokurorët e SPAK, që kanë kërkuar arrestimin e ish-kryeministrit. Prokurorët që kanë në dorë dosjen e Berishës janë Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai.


SPAK kërkoi shtrëngimin e masës së sigurisë për Sali Berishën, për shkak se ai nuk ka pranuar që të paraqitet përpara oficeres së policisë gjyqësore. Edhe këtë të hënë ai duhet të paraqitej në ambientet e SPAK, gjë që ka refuzuar që ta bëjë. Tashëm Prokuroria e Posaçme ka kërkuar një masë më të ashpër ndaj tij.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB