Politikë

"Prokurimet publike me IA, hap i madh"/ Rama nga Vjena: Qytetari është ‘shefi’, Diella do i shërbejë

Kreu i qeverisë zbuloi se po përgatitet një platformë, përmes së cilës 'Diella" do të jetë në vende të ndryshme, dhe do të ndërveprojë me qytetarët për çdo kërkesë apo nevojë të tyre.

zh.ll
"Prokurimet publike me IA, hap i madh"/ Rama nga Vjena: Qytetari
edi rama

VJENË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Konferencën “Shqipëria, Horizonti i ri” që u mbajt në Vjenë. Gjatë fjalës së tij, Rama foli edhe për ministren e parë AI "Diella" e cila do të asistojë në prokurimet publike por edhe në kërkesat e qytetarëve sa i takon dokumenteve dhe certifikatave. Kreu i qeverisë zbuloi se po përgatitet një platformë, përmes së cilës 'Diella" do të jetë në vende të ndryshme, dhe do të ndërveprojë me qytetarët për çdo kërkesë apo nevojë të tyre.

Më tej, Rama tha se i gjithë procesi i prokurimeve publike do të menaxhohet nga Inteligjenca Artificiale, duke e konsideruar një hap të madh. 

"Po përgatisim një platformë ku ministria do të jetë në vende të ndryshme në shumë kohë dhe do tu shërbejë përmes kërkesave të thjeshta, psh sot njerëzve u duhet të bëjnë disa hapa vetë të marrin një shërbim të shkojnë nag një rubrikë në tjetrën. Shumë shpejt do të ndërveprojnë me ministren në kohë reale duke ndërvepruar me zë, kam nevojë për këtë dokument, certifikatë dhe ajo do t’ja ofrojë në kohë reale. Ministrja do shërbejë dhe qyetari është shefi. Kur vjen puna për prokurimin publik është një hap shumë i madh dhe diçka e re. Kur vjen fjala te Prokurorimet është një hap mjaft i madha para dhe diçka krejt e re. Vetëm pak muaj më parë patëm një seminar të madh në Tiranë me përfaqësues të 16 vendeve të ndryshëm, që ndërvepruan me agjencinë tonë në novacionit lidhur me prokurimet publik dhe mundësinë për ta transformuar në një proces të bazuar në Inteligjencën Artificiale.", u shpreh Rama./ZËRI

Poll

MOS HUMB