Politikë

Procesi i legalizimit, Rama: E paimagjinueshme që ata që kanë pasur shtëpinë e katërgjyshërve s’kanë hipotekën

Rama tha se së pari duhet të shihen të dhënat se kujt i përket prona dhe duhet të jepet certifikata.

I.F
Procesi i legalizimit, Rama: E paimagjinueshme që ata që kanë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin kryetarët bashkive, foli edhe për procesin e legalizimit të pronave. Rama tha se së pari duhet të shihen të dhënat se kujt i përket prona dhe duhet të jepet certifikata.

Ai shtoi se i duket e pakuptimë që personat që e kanë trashëguar pronën prej brezash ende nuk e zotërojnë ende.

“Nga eksperienca dhe nga çfarë bëmë me Thethin, por edhe nga çfarë po bëjmë me Bashkinë e Himarës, duhet bërë ndarje e qartë, se e kujt ka qenë aty prej kohësh dhe kush ka ardhur dhe ka ndërtuar aty në shkelje të ligjit të zonave të mbrojtura. Është e paimagjniueshme që ata që kanë pasur shtëpitë e katragjyshërve, nuk kanë akoma hipotekën. Në Theth, provesi në pjesën më të madhe është mbyllur. Tani është edhe zona tjetër që po merremi. Ata që janë destinacion turistik europian, aty ka jetuar në breza familja. Pjesa tjetër është më problematike, jo sepse shtëpitë e ndërtuara rishtaz rrezikohen si pronë dhe se do të vijë dita që do të hiqen të gjitha, por sepse duhet gjetur mënyra sesi të balancohet midis mundësisë që jep sigurinë për investimin që ka bërë, por edhe mundësinë që një brez tjetër, të pastrojë pika të caktuara në zonat e mbrojtura, që rrisni kapacitetin e vet ekonomik, duke u dhënë mundësi të marrin shtëpi në një pikë tjetër. Pasi të bënim frenim, është ndërtuar keq, dëmshëm në shumë zona, kemi bërë njëz gjerim të territorit të zonave të mbrojtura. Detyrimet në lidhje me këto historitë e klimës, natyrës, do shtohen”, tha Rama. /ZËRI

Poll

MOS HUMB