Politikë

Privatizimi i "Partizanit", Berisha: Ka nisur që në kohën e Fatos Nanos, Rama fsheh dokumentin

Sali Berisha ka marrë në duar dokumentin e SPAK, duke shtuar se është pikërisht këto dokumenta, me urdhër të kryeministrit Edi Rama po fshihen.

k.m.
Privatizimi i "Partizanit", Berisha: Ka nisur që në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se procesi i privatizimit të klubit sportiv "Partizani" nga ana e dhëndrit të tij ka nisur që në kohën e kundërshtarit të tij politik, Fatos Nano. Në daljen e tij për mediat, Berisha ka marrë në duar dokumentin e SPAK, duke shtuar se është pikërisht këto dokumenta, me urdhër të kryeministrit Edi Rama po fshihen.

"Pas tre viteve hetime policeske të Edvinit dhe larove të tij skapistë, të bazuara në kallëzim të rremë, duke mos gjetur asnjë provë reale për të ngritur akuzë zyrtare penale ndaj meje dhe dhëndrit tim, përfundoi në mjerimin dhe vetëposhtërimin e tyre duke vendosur masa sigurie dhe arrestim person në hetim për dyshime, pasi kanë mashtruar në mënyrë groteske, kanë fshehur dhe manipuluar në amoralitet të plotë dhe pafytyrësi qindra dokumente,"-shtoi në fjalën e tij, kreu i PD.

PJESË NGA DEKLARATA PËR SHTYP:

Së katërti, cilido që lexon paçavuren e Edvinit dhe larove të tij skapistë, konstaton se klubi Partizani nuk ishte hequr nga Sali Berisha me asnjë vendim apo propozim të tij, nga plani i përhapjes së Forcave të Armatosura. Ai, bazuar në dokumente zyrtare të firmosura nga komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosur, ky klub nuk ishte në listën e planit të hapjes së ushtrisë. Së pesti, procesi i privatizimit të klubit Partizani nuk është nisur nga Sali Berisha, por është nisur nga Fatos Nano, mirëpo Edi Rama dhe larot e tij skapistë i fshehin këto dokumente dhe këtë fakt. Së gjashti, destinacioni i klubit Partizani nuk e ka ndryshuar Sali Berisha, por Edi Rama, madje edhe dy vite përpara se të përfundonte procesi i privatizimit, për arsye se sipas një dokumenti që mban firmën e tij, ky klub kishte humbur funksionin e tij. SKAP dhe Edi Rama i fshehin këto dokumente. Së shtati, pas tre viteve hetime policeske të Edvinit dhe larove të tij skapistë, të bazuara në kallëzim të rremë, duke mos gjetur asnjë provë reale për të ngritur akuzë zyrtare penale ndaj meje dhe dhëndrit tim, përfundoi në mjerimin dhe vetëposhtërimin e tyre duke vendosur masa sigurie dhe arrestim person në hetim për dyshime, pasi kanë mashtruar në mënyrë groteske, kanë fshehur dhe manipuluar në amoralitet të plotë dhe pafytyrësi qindra dokumente.

Poll

MOS HUMB