Politikë

'Preferoj, zarzavatet", Berisha në një intervistë ndryshe: Fle 6 orë në ditë, ngjyra e preferuar bluja, lexoj poezi

Sa i përket ngjyrës së preferuar Berisha veçoi blunë, për të cilën tha se i shfaqet në momentin që mbyll sytë.

F.I
'Preferoj, zarzavatet", Berisha në një intervistë
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë detaje nga rutina e tij ditore dhe jo vetëm. Në një intervistë ndryshe në rrjetin social Tik Tok, Berisha ka treguar se ushqimi i tij i preferuar janë zarzavatet, ndërsa sa i përket orarit të gjumit, kryedemokrati shprehet se fle 6 orë në ditë. Sa i përket ngjyrës së preferuar Berisha veçoi blunë, për të cilën tha se i shfaqet në momentin që mbyll sytë. Një detaj tjetër ka qenë leximi, ku kreu i PD ka rrëfyer se lexon më shumë poezi dhe proza.

Pjesë nga dialogu në video:

-Përshëndetje doktor si jeni?

Sali Berisha: Mirë faleminderit, shumë mirë.

-Duam të ju bëjmë disa pyetje, a pranoni?

Sali Berisha: Me kënaqësi.

-Sa orë flini në ditë?

Sali Berisha: Gjashtë.

-Sa orë punoni në ditë?

Sali Berisha: Në tërësi punoj.

-Cili është ushqimi i preferuar këto kohë?

Sali Berisha: Në tërësi ushqimi dominohet nga zarzavatet.

-Cili është libri i preferuar?

Sali Berisha: Kam disa, lexoj poezi, prozë.

-Cila është ngjyra e preferuar?

Sali Berisha: Të mbyll sytë… bluja.

-Mendoni se do të fitojmë?

Sali Berisha: Unë mendoj siç mendojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve, të sigurt në fitore.

Poll

MOS HUMB