Politikë

"Ping-pongu" i sëmundjeve/ Dosja "Babale", Apeli shtyn sërish seancën për Ervin Salianjin

Në seancën e së enjtes, avokati Indrit Sefa që mbron në këtë proces Jetmir Olldashin ka paraqitur kërkesë për shtyrjen e procesit për shkak të problemeve shëndetësore.

k.m.
"Ping-pongu" i sëmundjeve/ Dosja "Babale", Apeli shtyn
Ervin Salianji

TIRANË- As sot nuk ka pasur vendim për çështjen "Babale"! Seanca është shtyrë sërish sot për deputetin e Partisë Socialiste, Ervin Salianji, i cili akuzohet për kallëzim të rremë. Në seancën e së enjtes, avokati Indrit Sefa që mbron në këtë proces Jetmir Olldashin ka paraqitur kërkesë për shtyrjen e procesit për shkak të problemeve shëndetësore. Ndërsa pala tjetër, deputeti Salianji nuk ishte fare në sallë, ndërkohë që përfaqësohej nga avokatët e tij, Redi Ramaj dhe Marash Logu.

Pjesë nga diskutimet në seancë:

Prokurori për kërkesën e Sefës: Është një moment procedural që është për tu diskutuar. Sefa ka depozituar një kërkese për shtyrje të seancës, me argumentin se ka probleme shëndetësore. Në këto kushte, e vlerësoj të ligjshme kërkesën e tij, nga ana tjetër i them gjykatës për këto seanca qe shtyhen, nëse do jete mundësi për caktimin e një avokati tjetër.

Redi Ramaj: Të shtyhet seanca gjyqësore.

Ardian Visha: Shëndeti i Z.Sefa, mendoj si gjithmonë është një lojë ping pongu, për të zvarritur këtë proces. Edhe njëherë e përsëris që tregues i këtij fakti është mungesa e Salianjit dhe të tjerëve. Të caktohet avokat kryesisht.

Gjykata: Duke patur parasysh faktin qe Sefa ka raport prej dy ditësh, sugjerojmë të shtyjmë seancën në datë 30 korrik.

Redi Ramaj: E kam të pamundur.

Marash Logu: Kam një proces gjyqësor në gjykatën e Lezhës.

Gjykata: Do ta lëmë në shtator.

Kështu, në rast se as askush nuk ka probleme shëndetësore, seanca e radhës do të mbahet më 20 shtator ora 10.00.

Ç’është dosja Babale?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”. Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvanit) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.

Për dosjen, Salianji u dënua me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi./ZËRI

Poll

MOS HUMB