
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar për seancën e zhvilluar të enjten në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për situatë në Kosovë. Rama në regimin e tij e ka quajtur seancën të pakuptimtë dhe sipas tij, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Rama ka shprehur ndër të tjera edhe përkrajen ndaj Kosovës.
Edi Rama: Ishte një seancë pa kuptim. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është e qartë se nuk është vendi për asgjë që lidhet me Kosovën. Si dy vende sovrane që aspirojnë anëtarësimin në BE, Kosova dhe Serbia duhet të përqendrohen plotësisht në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe të fokusohen në arritjen e marrëveshjeve për qarkullimin financiar, shërbimin postar, taksimin e dyfishtë dhe të gjitha çështjet e tjera që përfitojnë jetën e përditshme të njerëzve të zakonshëm. njerëzve, duke siguruar edhe një të ardhme paqësore për brezat e ardhshëm. Ndërsa qëndrojmë pranë Kosovës në parandalimin e çdo kërcënimi të jashtëm, Shqipëria do të vazhdojë t'i theksojë lidershipit kosovar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me aleatët e saj kryesorë. Qëndrimi i palëkundur dhe i vazhdueshëm së bashku me ta tregon ndjenjën e vizionit dhe përgjegjësisë shtetërore, ndërkohë që çdo rast i qëndrimit të vetëm në rrugën e njohjes së plotë e zbeh pozitën e vendit në sferën publike të marrëdhënieve ndërkombëtare.
Ndërkohë Lulzim Basha, i është përgjigjur Edi Ramës në lidhje me çështjet e sigurisë dhe Kosovës. Sipas Bashës, Rama nuk e konsideron situatën e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, europiane dhe euroatlantike, ashtu si duhet të veprojë një aleat siç është Shqipëria.
Postimi i Bashës:
Flet si perëndimor, vepron si lindor. Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, europiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë. Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Shqipëri si cënim të sigurisë së tyre kombëtare. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron çështje të sigurisë së vendit tonë. Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete. Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh ndaj sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni që vret vende pune, varfëron shqiptarët dhe shkatërron besimin te institucionet dhe shteti.
Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç shkëmbyen akuza të rënda, duke iu referuar vendimit për kufizimin e importit të dinarit serb në Kosovë, ndërkohë që ambasadorët e vendeve perëndimore kërkuan nga palët të përmbahen nga veprimet e njëanshme që mund të çojnë drejt përshkallëzimit të situatës. Vuçiç akuzoi Kurtin se po pamundëson jetën e serbëve që jetojnë atje. Nga ana tjetër Kuti i quajti gënjeshtra të gjitha pretendimet e presidentit të Serbisë, sipas të cilit Kosova po kryen spastrim ndaj serbëve të Kosovës./ZËRI