Politikë

Peng prej 2 vitesh, Kuvendi rikthen çështjen e Avokatit të Popullit (EMRAT e propozuar)

Kandidatë për këtë pozicion janë 7 persona

I.F
Peng prej 2 vitesh, Kuvendi rikthen çështjen e Avokatit të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Pothuajse 2 vitesh “peng”, çështja e Avokatit të Popullit do të kthehet sërish në Kuvend në seancën e 13 shkurtit. Kandidatë për këtë pozicion janë 7 persona, të cilët deri më tani kanë firma nga opozita, por pritet të kalojnë në proces votimi ku duhet të sigurojnë 84 vota.

Kandidatët për Avokat Populli

Bledar Dervishaj

Vitore Tusha

Tartar Bazaj

Besim Ndregjoni

Dardan Mustafaj

Edison Frangu

Erald Aga

Në mënyrë që një prej tyre të zgjidhet në pozicionin e Avokatit të Popullit, pozicion ky që mbahet nga Erinda Ballanca pavarësisht përfundimit të mandatit, duhet të marrë mbështetjen e mazhorancës. Erinda Ballanca u zgjodh në krye të kësaj detyre në vitin 2017, por ende nuk është zgjedhur një pasues i saj. Në vitin 2023, u propozua nga Partia Demokratike, Ledio Braho, por u refuzua nga kryeministri Edi Rama ame argumentin se “nuk do të votonte një avokat partie”. Po në të njëjtën seancë opozita refuzoi të votonte që Ardian Dvorani të bëhej gjyqtar kushtetues. /ZËRI

Poll

MOS HUMB