
TIRANË- Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Adriana Kalaja ka paditur në SPAK anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin, e cila është bashkëshortja e Enkelejd Alibeajt, dhe ka qenë pjesë e festës të organizuar nga Lulzim Basha, në fundvit.
Që prej ditës kur u pubikuan pamjet e festës, demokratët e grupimit të Berishës deklaruan se është e papranueshme që anëtarja e Gjykatës Kushtetuese të shfaqet hapur në festën e një partie politike, dosje të së cilës mund të jenë subjekt i vendimmarrjes së saj.
Grupimi i Berishës e akuzon Xhaferllarin për dy akuza, atë të shpërdorimit të detyrës, dhe ushtrimin e ndikimit të paligjshëm. Sipas Kalasë, Xhaferllari duhet të japë dorëheqjen nga detyra që mban.
“Provat që kam depozituar sot SPAK tregojnë konsumimin nga znj. Xhaferllari të veprave penale të: Shpërdorim detyre dhe Ushtrim ndikimi të paligjshëm.
Referuar këtyre provave rezulton se Xhaferllari në konflikt të pastër interesi ka marrë në shqyrtim dhe ka votuar për cështje ku kërkues është edhe personi që bashkëjeton.
Nga ana tjetër rezulton se Xhaferllari ka ushtruar ndikim të paligjshëm ndaj antëraëve të tjerë të gjykatës Kushtetuese ku Xhaferllai ishte relatore dhe kjo ka të bëjë me kërkesën e bërë nga grupi I deputetëve të Bashës që fatmirësisht u rrëzua nga Kushtetuesja", u shpreh Kalaja.
Sipas Kalasë, Xhaferllari ka pasur në dorë dosje që kanë të bëjnë me Partinë Demokratike, dhe për këtë ajo duhet të japë dorëheqjen nga Kushtetuesja./Zëri