
TIRANË- Pas shtyrjes së takimit me shqiptarët që jetojnë në Londër, Kryeministri Edi Rama ka shtyrë dhe takimin që pritej të zhvillohej më 9 Qershor me emigrantët shqiptarë në Gjermani. Raportohet se shkak për këtë janë bërë zgjedhjet në Parlamentin Europian. Nuk ka ende një datë se kur do të zhvillohet takimi, por gjasat janë që të mbahet në shtator.
Më herët u raportua se kreu i ekzekutivit ka shtyrë, për në një datë të pacaktuar takimin me shqiptarët në Londër. Takimi ishte parashikuar të zhvillohej më datë 2 Qershor. Shkak për shtyrjen raportohet se janë bërë zgjedhjet e parakohshme në Britaninë e Madhe.
Më herët Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me emigrantët shqiptarë në Athinë dhe Milano./ZËRI