
TIRANË- Kandidatja e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Mesila Doda ka reaguar pas një sërë reagimesh në rrjetet sociale, pas deklaratës së saj për mjekët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Doda, shprehet se nuk e tërheq falenderimin e saj ndaj mjekëve që e kuruan. Kandidatja demokrate shprehet se fjalët e saj u shtrembëruan nga mediat, dhe ‘ndjehet’ se duhet të bëj disa sqarime.
“Une pata nje nderhyrje relativisht te lehte qe eshte heqja e temthit dhe po…nuk i heq asnje germe falenderimit tim per punen e perkushtuar te mjekeve qe me kuruan. Kjo ne asnje rast nuk mbulon e as e ka kete qellim qe te tregoje qe sistemi yne shendetsor eshte perfekt e qe ky sherbim eshte kudo ne sistemin tone spitalor”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Duke ju falenderuar te gjitheve per urimet tuaja per sherim te shpejte dhe duke pare nje interes te pazakonte e interpretim shpesh te shtremberuar te fjaleve te mia nga disa media, me duhet te bej disa sqarime.
Une pata nje nderhyrje relativisht te lehte qe eshte heqja e temthit dhe po…nuk i heq asnje germe falenderimit tim per punen e perkushtuar te mjekeve qe me kuruan.
Kjo ne asnje rast nuk mbulon e as e ka kete qellim qe te tregoje qe sistemi yne shendetsor eshte perfekt e qe ky sherbim eshte kudo ne sistemin tone spitalor.
Perkundrazi, mendoj qe me mjeket qe kemi dhe me nje menaxhim shendetesor qe perjashton nga vetja abuzimet e vjedhjet niveli i sherbimit do jete ai qe duam e kerkojme te gjithe.
Thene me nje fjale
Puna e mjekve tane eshte e perkushtuar e superprofesionale, i mbetet politikes drejtuese te ngrihet ne te njejtin nivel.
Ju faleminderit!
Deklarata e Mesila Doda, e cila tregoi eksperiencën e saj personale prevalon mbi qindra e mijëra denoncime që janë bërë prej vitesh nga Opozita dhe qytetarët për mjekësinë publike në Shqipëri./ZËRI