Politikë

Pas dy samiteve në Tiranë, Rama niset drejt Azerbajxhanit

Rama pritet që të jetë i pranishëm në hapjen e ambasadës shqiptare në Baku

E.K
Pas dy samiteve në Tiranë, Rama niset drejt Azerbajxhanit
Rama ne Azerbajxhan

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është nisur për një vizitë në Azerbajxhan, pas dy samiteve që u mbajtën në Tiranë në datat 28 dhe 29 Shkurt.

Një media vendase ka publikuar foto në platformën “X” në momentin kur Rama ka zbritur nga avioni dhe zbulon se arsyeja e vizitës së tij është hapja e ambasadës shqiptare në Baku.

Ndërkohë, një vit më parë, Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev, miratoi hapjen e ambasadës së vendit të tyre në Tiranë pas kërkesës së Presidentit Bajram Begaj gjatë vizitës në Tiranë.

Në javën e fundit, Shqipëria u bë mikpritëse e dy samiteve, fillimisht atij Ukrainë-Europë Juglindore, që kulmoi dhe me vizitën e Zelenskyy në Tiranë, dhe më pas samite BE- Ballkani Perëndimor, ku u rikonfirmua mbështetja e Unionit për vendet e rajonit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB