
TIRANË- Opozita ka firmosur kërkesën për interpelancë me tre ministrat e qeverisë Rama. Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi kanë kërkuar interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, për çështjen e profesionistëve të lirë. Pas hyrjes në fuqi të ligjit, i cili u shfuqizua më pas nga Gjykata Kushtutuese, Tabaku ka bërë disa herë thirrje që ata që kanë paguar t'u kthehen paratë pas. Dje, Tabaku theksoi se qeveria ende nuk ka kthyer pothuajse 13 milionë euro të mbledhura padrejtësisht nga 10 mijë profesionistë.
Krahas kësaj çështje, Tabaku ka paralajmëruar gjithashtu se grupi parlamentar i Partisë Demokratike po përgatit edhe dy nisma ligjore për të siguruar që, nëse qeveria nuk ndërmerr rimbursimin e shtresës së mesme dhe profesionistëve të lirë, opozita do të kërkojë shtesë në ligj.
Nga ana tjetër, edhe deputeti tashmë i pavarur Agron Shehaj ka kërkuar interpelancë me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku për aksin Thumanë-Kashar, për të cilën banorët e zonës po protestojnë që prej muajit korrik. Madje dje, banorët e zonës shkuan para Kuvendit duke kërkuar dalje në autostradë, kërkesë që ende nuk u është miratuar.
Shehaj ka kërkuar interpelancë edhe meministren e Mjedisit, Mirela Kumbaro në lidhje me skandalin e transportitmit të mbjeteve toksike të prodhura Kurum, ndërkohë që për të njëjtën çështje, Gazment Bardhi ka kërkuar 'ballafaqim' me kryeministrin Edi Rama. Shehaj në kërkesën e tij ka pyetur në lidhje me licensimin e kompanisë ‘Sokolaj’ dhe rolin në traportin e mbetjeve.
Kërkesa e interpalncës e Shehaj me Kumbaron
Lënda: Kerkese per interpelance me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Znj Mirela Kumbaro Drejtuar: Znj. Elisa Spiropali Kryetare e Kuvendit te Shqiperise E nderuar zonja Kryetare, Bazuar ne nenin 80, pika 1 e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ne mbeshtetje te nenit 96 te Rregullores se Kuvendit, kerkoj interpelance me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Znj Mirela Kumbaro ne lidhje me monitorimin e ngarkesave me lende helmuese qe transportohen nga Shqiperia.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka licensuar ne vitin 2022 te vetmen kompani SOKOLAJ SHPK qe mundeson "transportim i mbetjeve te rrezikshme dhe jo te rrezikshme'·. Cila ishte arsyeja e kesaj license? '- f 2. Duke gene kompania e vetme qe mund te transportonte mbetje te rrezikshme, a e kemi monitoruar dhe inspektuar aktivitetin e saj?
3. A keni nje raport inspektimi, qe eshte detyrim ligjor, per çdo ngarkese qe ka hyre e ka dale ne Shqiperi? Mbetem ne pritje te caktimit te dates se interpelances ne perputhje me afatet e percaktuara ne Kushtetuten e Shqiperise dhe Rregulloren e Kuvendit. Duke ju falenderuar per bashkepunimin. /ZËRI