Politikë

Opozita bojkot&protestë/ PS s'humbet kohë, nesër votohet për dezinformimin dhe anti-korrupsionin

Për të dyja këto Komisione, opozita nuk ka dorëzuar asnjë emër për t'u bërë pjesë e grupeve të punës. 

k.m.
Opozita bojkot&protestë/ PS s'humbet kohë, nesër votohet
Foto ilustruese

TIRANË- Nesër, në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë, opozita do të protestojë, ndërsa socialistët kanë qëllime të tjera. Në seancën e nesërme, pritet që të votohet përbërja e Komisionit anti-korrupsion dhe atij kundër dezinformimit. Për të dyja këto Komisione, opozita nuk ka dorëzuar asnjë emër për t'u bërë pjesë e grupeve të punës. 

Me propozim të socialistëve, "Dezinformimi" do të drejtohet nga deputeti e Partisë Socialiste, Erion Braçe, ndërsa sekretare Etilda Gjonaj ndërsa anëtarë të tjerë janë propozuar deputetët Bledar Çuçi, Mimi Kodheli, Pandeli Majko, Enslemvera Zake. Anëtarë të tjerë janë Mesila Doda dhe Fatmir Mediu. 

LISTA ME ANËTARËT:

Opozita bojkot&protestë/ PS s'humbet kohë, nesër votohet

Nga ana tjetër, Xhafaj do jetë në krye të anti-korrupsionit së bashku me Klotilda Bushkën, Eduard Shalsin, Etilda Gjonajn, Evis Kushin e Toni Gogun. Duke qenë se nga demokratët nuk ka asnjë propozim, socialistët kanë zgjedhur nga PD, emrat e Dhurata Çupit si zëvendëskryetare e Komisionit të Ligjeve, Jorida Tabakut si Kryetare e Komisionit për Çështjet Europiane, Sorina Kotes si zëvendëskryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat. Por kanë përfshirë edhe Lulzim Bashën, duke bërë pjesë të Komisionit edhe Flutura Açkën, Kryetare e Komisionit për Arsimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Mbetet për t'u parë nëse kryedemokrati i vulës do të pranojë që të bëhet pjesë e këtij Komisionit, pasi kolegët e tjerë demokratë do të jenë jashtë sallës për protestë./ZËRI

Poll

MOS HUMB