
TIRANË- Sulmohet me vezë Vangjel Dule, po shkonte në GJKKO në mbështetje të Belerit. Mësohet se kanë qenë dy qytetarë që i kanë zënë ‘pritë’ Dules në momentin që ishte duke hyrë në ambientet e GJKKO.
Në apelin e posaçëm do të merret sot një vendim në lidhje me kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës. Në këtë seancë është e pranishme dhe ambasadorja e Greqisë në vendin tonë.

“A e pe si ikën këlyshat e Serbisë, ashtu do ikni dhe juve”, dëgjohen që ti thonë qytetarët Dules.
Ndërkohë që vetë kreu i PBDNJ-së ka zgjedhur që të mos bëjë asnjë reagim, dhe të vazhdojë rrugën drejt GJKKO, edhe pse xhaketa e tij është bërë pis me vezë./ZËRI