Politikë

Numërimi vetëm në Tiranë e Fier! Gonxhja e Klosi kryeson në PS, vijon 'gara' Tabaku- Alimehmeti

Ndërkohë gara brenda PD në Tiranë vijon, ku nga të dhënat e KQZ-së deri tani më e votuar në listën e hapur është Jorida Tabaku e cila sapo ka kaluar 997 vota para Ilir Alimehmetit

F.I
Numërimi vetëm në Tiranë e Fier! Gonxhja e Klosi kryeson
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Është mbyllur numërimi i votave preferenciale për kandidatët në shumicën e qarqeve të vendit, përveç Tiranës dhe Fierit. Në Tiranë Partia Socialiste ka siguruar 19 mandate, pra 12 nga listat e sigurta dhe 7 nga lista e hapur. Ndërkohë ajo Demokratike për momentin është me 13 mandate në Tiranë, duke futur kështu vetëm një nga lista e hapur. 

Sa i takon listës së hapur në Tiranë, PS nxjerr 7 deputetë, 5 prej tyre burra dhe 2 gra. Deri më tani, kandidati më i votuar socialist në Tiranë, Blendi Gonxhja me 15693 vota, Ervin Hoxha me 12863 vota, Erion Braçe i treti me 11613, duke kaluar Fatmir Xhafaj që tani ka 8512 vota dhe Ornaldo Rakipi me 6129 vota. Nga gratë, dy më të votuarat deri më tani futen Anila Denaj me 4321 vota dhe Kejsi Elezi me 3944 vota.

Ndërkohë gara brenda PD në Tiranë vijon, ku nga të dhënat e KQZ-së deri tani më e votuar në listën e hapur është Jorida Tabaku e cila sapo ka kaluar 997 vota para Ilir Alimehmetit, me këtë të fundit që e sheh veten jashtë Kuvendit. Tabaku me 11855 vota dhe Ilir Alimehmetit me 10858 vota.

Nga partitë e reja ka siguruar dy mandate Shehaj i 'Mundësisë', një Lapaj i 'Shqipëria Bëhet' dhe një mandat Arlind Qori i Lëvizja Bashkë.

Fieri vijon pa 'surpriza', ku Partia Socialiste ruan avantazhin bindës duke siguruar 12 mandate, ndërsa Partia Demokratike arrin të sigurojë vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur, duke mos përfituar asnjë mandat përmes votave preferenciale.

Deputetët e Partisë Socialiste – 12 mandate

Belinda Balluku (listë e mbyllur)
Petrit Malaj (listë e mbyllur)
Kiduina Zaka (listë e mbyllur)
Erjo Mile (listë e mbyllur)
Ana Nako (listë e mbyllur)
Ceno Klosi – 15208
Klevis Jahaj – 12293 vota
Asfloral Haxhiu – 11567 vota
Antoneta Dhima – 6460 vota
Elton Korreshi – 5977 vota
Zegjine Caushi – 3863 vota
Dhimitër Kruti, 3608 vota

Deputetët e PD-ASHM– 4 mandate

Gazment Bardhi (listë e mbyllur)
Luan Baçi (listë e mbyllur)
Brunilda Haxhiu (listë e mbyllur)
Saimir Korreshi (listë e mbyllur)

Poll

MOS HUMB