
Frida Pashako dhe Jonida Halili
TIRANË- Frida Pashako dhe Jonida Halili, janë emëruar nga Kryebashkiaku Erion Veliaj si zëvendëse të tij në Bashkinë e Tiranës. Nga kjo e hënë, dy zonjat do të jenë nënkryetare të Bashkisë së kryeqytetit duke zëvendësuar kështu Arbjan Maznikun dhe Anisa Rusetin.
Arbjan Mazniku la detyrën e nënrkyetarit të Bashkisë për të hyrë në Qeveri. Ky i fundit do të jetë ministër i Pushtetit Vendor. Ndërsa Anisa Ruseti mori detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit./ZËRI
Poll