Politikë

Një kandidat mbi palët për kreun e opozitës? Malltezi: Modalitete!

Në fjalën e saj, vajza e kryedemokratit u shpreh se për deputetët e tjerë që nuk ishin pjesë të tubimit të sotëm, ka gjithmonë një "dorë të shtrirë për bashkëpunim". 

k.m.
Një kandidat mbi palët për kreun e opozitës? Malltezi:
Argita Malltezi

TIRANË- Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka folur për mediat gjatë tubimit që Partia Demokratike organizoi në sheshin para Kryeministrisë. Në fjalën e saj, vajza e kryedemokratit u shpreh se për deputetët e tjerë që nuk ishin pjesë të tubimit të sotëm, ka gjithmonë një "dorë të shtrirë për bashkëpunim". 

“Lulzim Basha nuk është përfaqësues i popullit opozitar, por i pazareve me Edi Ramën. Dhe besoj që nuk ka shqiptar që nuk e ka këtë të qartë. Për deputetët e tjerë dera është e hapur, sot kjo pjesëmarrje dhe ky bashkim tregon që durimi është karakteristikë e fitimtarëve,”- tha ajo për A2CNN.

Në fjalën e saj, ajo u pyet edhe për propozimin e bërë nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, që në krye të opozitës të zgjidhet një kandidat mbi palët. Për këtë çështje, Malltezi u shpreh shkurt: Këto janë modalitete të diskutimit opozitar. Ndërsa ndryshe nga ajo, i vëllai, Shkëlzen Berisha, zgjodhi që të mos bënte asnjë koment për mediat./ZËRI

Poll

MOS HUMB