Politikë

Një ditë pas "mosbindjes civile", Flamur Noka mbledh drejtuesit politikë

Mësohet se në fokus te takimit është analiza e protestës së djeshme, strategjia në vazhdim e protestave dhe mosbindjes civile.

k.m.
Një ditë pas "mosbindjes civile", Flamur Noka mbledh
Selia e PD

TIRANË- Diçka tjetër po planifikohet në selinë blu. Një ditë pas protestës së opozitës, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka mbledhur në selinë blu të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve. Mësohet se në fokus te takimit është analiza e protestës së djeshme, strategjia në vazhdim e protestave dhe mosbindjes civile.

Sot, në konferencën e tij me gazetarët, Berisha u shpreh se nuk përjashtohet as mundësia për një grevë urie,  apo ngujim. Por nuk ndau detaje të tjera.

Dje, opozita protestoi për më pak se 4 orë në rrugët e Tiranës. Nga molotovët e hedhur nga protestuesit u dogj Kryeministria, selia e Partisë Socialiste, Ministria e Brendshme dhe Bashkia e Tiranës. Pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov, janë proceduar penalisht, sekretar i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli. Zyrtarët e PD-së u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”./ZËRI

Poll

MOS HUMB