
TIRANË-Ditën e sotme mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend, ku ndër të tjera është edhe interpelanca që deputeti i PD, Tritan Shehu ka kërkuar me kryeministrin Edi Rama. Por kryeministri pritet të mos paraqitet në seancë pasi do të marrë pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, i cili do të zhvillohet në Mal të Zi. Nuk dihet nëse Rama e ka deleguar interpelancën te një përfaqësues tjetër i PS.
Në rendin e ditës janë parashikuar të diskutohen 11 pika, mes tyre ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu që do t’i përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.
Më tej, sipas rendit të ditës, Kuvendi do të diskutojë një seri marrëveshjesh, duke nisur nga ajo e Interpol, e cila vjen në kuadër të Konferencës së 51-të të Interpol, që do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, Tiranë. Po ashtu, pritet të diskutohet dhe marrëveshja e pensioneve me Italinë dhe një marrëveshje në fushën e arsimit. Gjithashtu, gjatë seancës së sotme në Parlament pritet të diskutohet dhe një akt normativ, si dhe dy pr/ligje./ZËRI