Politikë

Nesër takimi Nikolla-Bardhi-Çuçi, David Wisner shkon në zyrën e Kryetares së Kuvendit

Takim që vjen një ditë para se Nikolla të takohet me dy krerët e grupeve parlamentare, Gazment Bardhin nga Partia Demokratike dhe Bledi Çuçin nga mazhoranca.

E.K
Nesër takimi Nikolla-Bardhi-Çuçi, David Wisner shkon në
David Wisner dhe Lindita Nikolla

TIRANË- I dërguari me punë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës David Wisner ka zhvilluar këtë të hënë një takim me Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla. Takim që vjen një ditë para se Nikolla të takohet me dy krerët e grupeve parlamentare, Gazment Bardhin nga Partia Demokratike dhe Bledi Çuçin nga mazhoranca. Konferenca e Kryetarëve pritet që të diskutojë rreth rikthimit të normalitetit në seancat plenare dhe të zhbllokojnë punimet e Kuvendit, i cili prej tetorit është në kaos nga aksioni i deputetëve të opozitës.

Detajet nga takimi Nikolla-Wisner i ka zbardhur Kuvendi, ku ndër të tjera vihet dhe theksi tek puna në Kuvend. Ndër të tjera është diskutuar për përparimin e Reformës në Drejtësi dhe forcimit të partneritetit ndërmjet SHBA-së dhe Shqipërisë.

Nisjen e dialogut për gjetjen e një zgjidhjeve për situatën në Kuvend e ka përshëndetur dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Gonzato./ZËRI

Poll

MOS HUMB