Politikë

Nesër mbledhja e zgjeruar e Grupit të PS, zbardhen temat: Nga investimi në Zvërnec e Sazan deri tek negociatat (AGJENDA)

4 janë pikat kryesore në agjendën e dërguar deputetëve që kanë të bëjnë me: Informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe ecurinë e negociatave të anëtarësimit.

zh.ll
Nesër mbledhja e zgjeruar e Grupit të PS, zbardhen temat: Nga
foto nga mbledhja e meparshme e grupit te ps

TIRANË- Partia Socialiste do të mbledhë nesër qeverinë dhe Grupin Parlamentar. Mbedhja do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, dhe pritet të nisë në orën 10:00, deri në orën 17:00. Ndërkohë, është zbardhur edhe agjenda që nga mbajtja e fjalimeve e deri te temat që do të diskutohen.

Mësohet se fjalën hapëse do e ketë kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e më pas kryeministri dhe njëherësh kryetari i PS, Edi Rama.

4 janë pikat kryesore në agjendën e dërguar deputetëve që kanë të bëjnë me: Informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe ecurinë e negociatave të anëtarësimit.

Sipas agjendës (4 pikat kryesore dërguar deputetëve):

-Falën hapëse do e ketë kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e më pas kryeministri dhe njëherësh kryetari i PS, Edi Rama.

-Informimi mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare, Shqipëri-BE dhe ecurinë e negociatave të anëtarësimit.

-Deputetët do të kenë në dispozicion secili nga 2 minuta kohë për të drejtuar pyetje.

-Informimi mbi Paketën e Ligjeve që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

-Informim mbi procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec dhe interesin e shprehur për zhvillimin turistik të ishullit të Sazanit.

-Informim mbi ecurinë e Reformës Administrative Territoriale (Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Administrative, parashikohet në agjendë të informojë kolegët e Grupit socialist mbi ecurinë e deritanishme të reformës territoriale).

Mbledhja do të përfundojë sërish me fjalën e kryeministri Rama dhe kreut të Grupit, Taulant Balla.

Kjo është mbledhja e parë e Partisë Socialiste që prej nisjes së protestave kundër ndërtimeve në Zvërnec, të cilat kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe kanë marrë vëmendje edhe në media ndërkombëtare. Takimi zhvillohet gjithashtu në një moment zhvillimesh brenda grupit parlamentar socialist, pas largimit të deputetes Marjana Koçeku nga radhët e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB