
TIRANË- Nesër do të zhvillohet seanca e radhës në Kuvend. Në këtë seancë ministrat do i përgjigjen pyetjeve të opozitës. Kjo pasi në rendin e ditës është parashikuar një interpelancë mes ministrit të Brendshëm, Taulant Balla dhe deputetit të opozitës Ervis Salianji, në lidhje me situatën e kriminalitetit në vend dhe masat që kanë marrë për të frenuar atë që ai e quan trafik masiv të drogës.
Po ashtu deputetja e PD, Ina Zhupa ka thirrur në interpelancë ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu në lidhje me rezultatet e testit ndërkombëtar të PISA-s.

Gjithashtu në rend dite janë një sërë çështjes që do të diskutohen. Nesër kalon për votim edhe projektligji për Albcontrol, projektvendimi për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike etj./ZËRI