Politikë

Nën drejtimit e Vokshit, sot mblidhet Komisioni Hetimor i Shëndetësisë

Deri më tani lidhur me koncesionin e sterilizimit kanë rënë në pranga ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj pasi akuzohen për shpërdorim të detyrës dhe mashtrim.

a.l
Nën drejtimit e Vokshit, sot mblidhet Komisioni Hetimor i
Komisioni

TIRANË- Këtë të hënë do të nisë punën Komisioni i parë hetimor, ai për Koncesionet në Shëndetësi. Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi, ka thirrur në orën 11:00 mbledhjen e parë të Komisionit, që përgjatë 4 muajve do të bëjë hetimin parlamentar të dy koncesioneve të dhëna në shëndetësi, Sterilizimin dhe Check-Up, të dyja këto koncesione janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Deri më tani lidhur me koncesionin e sterilizimit kanë rënë në pranga ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj pasi akuzohen për shpërdorim të detyrës dhe mashtrim. Ndërsa, gjykata ka kërkuar hetime edhe për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja dhe ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani.

Sipas prokurorisë, Rrjepaj manipuloi kostot e shërbimit ndërsa transferoi fitimet në formën e kontratave të konsulencës te një kompani e cila ishte gjithashtu nën pronësinë e tij dhe që kishte vetëm një klient të madh, pra kompaninë koncesionare. Pasi prokurorët nuk gjetën fillimisht vepër penale nga ana e ish-ministrit Ilir Beqaj, gjykata urdhëroi hetime të mëtejshme, të cilat sollën thirrjen e tij si të pandehur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Ndërsa, rezultatet e hetimit për koncesionin e Check Up nuk janë ende të ditura.

Anëtarët e Komisionit Hetimor në Shëndetësi:

1- Albana Vokshi Kryetar PD

  2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS

  3- Klodiana Spahiu Anëtar PS

  4- Milva Ekonomi Anëtar PS

  5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS

  6- Ilir Metaj Anëtar PS 

  7- Edona Bilali Anëtar PS

  8- Petro Koçi Anëtar PS

  9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS

10- Zheni Gjergji Anëtar PD

11- Ina Zhupa Anëtar PD

12- Edmond Spaho Anëtar PD

13- Saimir Korreshi Anëtar PD

14- Xhelal Mziu Anëtar PD

15- Petrit Vasili Anëtar PD

Anëtarët Zëvendësues

  1- Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS

  2- Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS

  3- Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues PD

  4- Ilda Dhori Anëtar zëvendësues PD

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë iu dha drita jeshile të enjten e kaluar në Kuvend. Me 95 vota pro, 71 prej të cilave nga PS dhe vetëm 24 nga pala kërkuese, opozita, u mirartua ngritja e këtij Komisioni. Ai përbëhet nga kryetarja Albana Vokshi, nën kryetar Plarent Ndreca si dhe 13 anëtarët 7 nga PS dhe 6 nga PD./ZËRI

Poll

MOS HUMB